Ndryshimet në qeveri, Begaj dekreton tre ministrat e rinj

Dy ditë pas propozimeve të kryeministrit Rama për të ndryshuar qeverinë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emrat e rinj të kabinetit qeveritar, konkretisht, Ervin Hoxhën ministër i Brendshëm, Petrit Malaj ministër i Financave, Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes dhe Taulant Balla ministër Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Konkretisht, Presidenti dekretoi shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministrin e Financave, Ervin Mete.

Po ashtu, Presidenti dekretoi edhe shkarkimin e Elisa Spiropali si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Me dekretimin e shkarkimeve dhe emërimeve të reja i hapet kështu rruga mbajtjes së seancës plenare, e cila është parashikuar sot pasdite në orën 17:00.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR SHTYP

                                                                                                  Tiranë, 30 korrik 2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në zbatim tëkompetencave të tij kushtetuese, mori në shqyrtim propozimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama, të datës 28 korrik 2024, për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj,dekretoi sot, më 30 korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, z. Taulant Balla;

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, z.NikoPeleshi;

Shkarkimin e Ministrit të Financave, z.Ervin Mete;

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj.ElisaSpiropali;

Emërimin e Ministrit të Brendshëm, z.Ervin Hoxha;

Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pirro Vëngu;

Emërimin e Ministrit të Financave, z. Petrit Malaj;

Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla.

Lajmet Ndryshimet në qeveri, Begaj dekreton tre ministrat e rinj >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker