“Ndonjë tha që s’duhet të vija”/ Rama përgjigje kritikëve nga Athina: S’kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm

Nën tingujt e himnit shqiptar dhe më pas të himnit të Bashkimit Europian nisi takimi i kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë.

Salla ishte plot me shqiptarë të cilët valëvisnin flamujt kuqezi dhe kryeministri Edi Rama u prit me shumë ovacione. Kryeministri Rama u prit me ovacione edhe kur doli në foltore.

Mirësejugjej në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje e mike”, tha Rama.

Me përulje për emigrantët, kreu i qeverisë tha se “ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës”.

Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse, në këtë strehë kaq të madhe. Entuziazmi juaj më përul, por mbi të gjitha jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Ju jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë tonë në këtë pjesë të Evropës. Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetaret e barazvlefshme të Greqisë. Shqiptarët nuk janë më të leckosur, por janë krenarë të Shqipërisë.

Lajmet “Ndonjë tha që s’duhet të vija”/ Rama përgjigje kritikëve nga Athina: S’kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>