Ndodh çmenduria në Vlorë/ Rritet me 200 € çmimi i banesave për shkak të…Trump!

Reuters i ka kushtuar një artikull planeve të Jared Kushner për të investuar në Sazan.

Dhëndri i Trump i njoftoi planet muajin e kaluar, pjesë e një investimi më të gjerë nga Partnerët e tij Affinity në Ballkan, i cili përfshin të paktën dy projekte në Shqipëri dhe një të tretë në Beograd në ish-selinë e ushtrisë.

Projektet mund të nxisin ekonomitë lokale duke tërhequr vizitorët, por ato janë përballur me kundërshtimin e atyre që kanë frikë se do të dëmtojnë mjedisin ose, në rastin e Beogradit, do të kërcënojnë vendet me rëndësi kulturore – shkruan REUTERS dhe shton:

“Kushner i paraqiti planet disa javë pasi Parlamenti i Shqipërisë ndryshoi një ligj që lejonte qeverinë të japë leje ndërtimi në zonat e mbrojtura për hotele ose resorte me pesë yje ose më shumë. Qeveria në atë kohë nuk tha se sa ka planifikuar të investojë Affinity”.

Kushner dhe Affinity Partners nuk iu përgjigjën kërkesave të Reuters për koment.

Agjencia e njohur e lajmeve ka shkuar dhe në Vlorë ku ka folur me Bashkinë dhr banorët. Vlonjatët i kanë vënë tashmë një emër projektit për Sazanin, i quajnë “vilat e Trump”, megjithëse ende asgjë nuk ka nisur.

“Planet e Kushnerit, të cilat vendasit i quajnë “vilat e Trump”, tashmë po bëjnë bujë. Agjenti i pasurive të paluajtshme Flori Brahimaj tha se çmimet për apartamentet me një pamje të mundshme mbi truallin e planifikuar të projektit tashmë janë rritur midis 100-200 euro për metër katror” – shkruan Reuters.

Lexo edhe:

“Reuters” reportazh për Zvërnecin: Planet e Kushner sjellin frikë dhe shpresë në qytetin bregdetar dhe rezervatin e flamingove

Lajmet Ndodh çmenduria në Vlorë/ Rritet me 200 € çmimi i banesave për shkak të…Trump! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>