Ndihmoi në ekstradimin e vrasësit të Ardian Nikulajt, Balla pret ambasadorin e Marokut

Pas ekstradimit të vrasësit të Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut, Youssef Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se ky takim vjen pas një akti konkret bashkëpunimi të autoriteteve të Marokut, të cilët lehtësuan ekstradimin e një Saraiva-s, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje të nënshkruar mes dy vendeve. Kjo, sipas tij, ka shërbyer si një eksperiencë për ekstradimin e kriminelëve, ndonëse nuk kishte një marrëveshje.

“Mirëprita Ambasadorin e Mbretërisë së Marokut, Youssef Balla, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm apo terrorizmit. Pak ditë më parë, realizuam ekstradimin e një personi të shumëkërkuar nga Maroku, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kishim një marrëveshje ekstradimi, duke na ka krijuar tashmë eksperiencën, por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera”, shkruan Balla.

Ambasadori i Marokut, Youssef Balla, në Shqipërinë, me vendqendrim në Romë, po zhvillon një tur takimesh me drejtuesit më të lartë shtetërorë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajmet Ndihmoi në ekstradimin e vrasësit të Ardian Nikulajt, Balla pret ambasadorin e Marokut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>