Ndezën tymuese në Kuvend, përjashtohen tre deputetë të opozitës

Kuvendi ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e seancave plenare tre deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes ku u ndezën tymuese nga deputeti Korreshi duke vështirësuar mbajtjen e punimeve të Kuvendit.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme.

Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Deputeti Korreshi ndezi i pari tymueses në seancën e Parlamentit të së enjtes, duke bërë që e gjithë salla të mbushet me tym.

Në kërkesën për masë disiplinore që mazhoranca i ka dërguar Kuvendit për të marrë ndaj deputetit, thuhet se ai i mori tymueses nga deputete të tjera të opozitës, përkatësisht Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj.

Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar”, thuhet në kërkesë.

Lajmet Ndezën tymuese në Kuvend, përjashtohen tre deputetë të opozitës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>