Ndërron jetë një 67-vjeçar nga COVID-19 në Shqipëri, konfirmohen shtatë raste të reja

Vdes një 67-vjeçar nga COVID-19 në Shqipëri, konfirmohen shtatë raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se ka humbur jetën një 67-vjeçar me COVID-19.

Kjo ministri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe shtatë raste të reja me këtë virus, raporton TCh.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe gjashtë persona, ndërkaq, në spitalet COVID në Shqipëri, janë duke u trajtuar katër pacientë.

MSh-ja tutje ka bërë të ditur se në Shqipëri janë gjithsej 154 raste aktive me koronavirus.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!