Ndërroi jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja që për dy dekada e gjysmë kontribuoi në FHK

Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja financiare e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Bëhet e ditur se e ndjera ishte pjesë e rëndësishme e administratës së federatës sonë për dy dekada e gjysmë, përkatësisht që nga viti 2000 e tutje.

FHK ka shkruar se kontributi i saj për mbarëvajtjen e punëve në federatën tonë, e rrjedhimisht edhe në hendbollin kosovar, është i çmueshëm. E ka karakterizuar raporti i shkëlqyer me të gjithë, komunikimi shembullor me drejtues klubesh, punëtorë të hendbollit e hendbollistë dhe përkushtimi për të shërbyer për rritjen e vazhdueshme të imazhit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe ruajtjen e aseteve të saj.

Për shumë vjet e ndjera Valbonë është përballur me një sëmundje të rëndë. Stafi tjetër i Federatës së Hendbollit të Kosovës i ka qëndruar vazhdimisht pranë deri në ditët e fundit të jetës.

“Me pikëllim pritëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Valbona Mehmeti. Ajo ka shërbyer për Federatën tonë për periudhë të gjatë, ndërsa kontributi i saj është i tejçmuar në familjen kosovare të hendbollit. Në emër të komunitetit kosovar të hendbollit dhe sidomos të stafit të FHK-së, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Mehmeti”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të presidentit të FHK-së, Edin Kolgeci.

Varrimi i së ndjerës bëhet sot nga ora 14:45 në varrezat e qytetit në Prishtinë.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker