Ndërroi jetë Skender Alija
Ka ndërruar jetë Skender Alija, kryetar shumëvjeçar i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova.
Federata e Hendbollit ka njoftuar se Alija ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, ndërsa kontributi i tij i madh për Shqiponjën dhe për hendbollin në përgjithësi do të kujtohet gjatë.
Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, në emër të familjes kosovare të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Alija, klubit Shqiponja dhe gjithë komunitetit gjakovar të hendbollit.
”I ndjeri Alija ishte në krye të klubit Shqiponja nga viti 2009. Kontributi i tij ishte shumë më tepër se kryetar i klubit”, thuhet në njoftimin e FHK-së./21Media