Ndahet nga jeta në moshë të re sipërmarrësi Dritan Mezini

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Dritan Mezini, për shkak të një arresti kardiak, një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë se informacionit dhe themeluesi i “Dua Punë”. Një lajm i hidhur jo vetëm për të afërmit, por për të gjithë ata që e njihnin dhe kishin bashkëpunim me të.

Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.

Konsultonte sektorin privat dhe publik, ishte drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, themelues i një startup-i, siç është portali duapune.com, anëtar i disa grupeve të punës pranë Bashkimit Europian për teknologji moderne dhe më gjerë.

Dritan Mezini po ashtu ishte folës publik dhe trajner i spikatur në fushën e përdorimit të teknologjisë për një biznes të suksesshëm, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

I diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës, ai gjithashtu mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor (ËIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

Lajmin e trishtë e kanë ndarë në rrjetet sociale edhe miqtë e tij, ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.

Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’- njofton KOKSH.

Edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mezinit.

Një ditë më parë Mezini ishte pjesë e një aktiviteti ku i pranishëm ish edhe Rama.

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumë respektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe”– shkruan Rama.

Lajmet Ndahet nga jeta në moshë të re sipërmarrësi Dritan Mezini >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>