Ndahen 600 mijë euro për rinovimin e sallës së Kuvendit të Kosovës

Priti e përcolli shumë qeveri, legjislatura, e në të u zhvilluan shumë ngjarje me rëndësi për Kosovën.

Pas më shumë se 20-vjetësh salla plenare e Kuvendit të Kosovës pritet t`i nënshtrohet një renovimi e atë qysh nga fillimi i muajit prill.

Në të sipas Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit përfshihen ndërhyrjet në inventarin e saj, zërimin, kamerat e mikrofonat, regjia e deri tek votimi elektronik.

Për Vlora Dumoshin, deputete nga LDK-ja opozitare, hapja e thirrjes për renovim është më se e duhur pasi krejt ky mandat shkoi me problem teknike.

Edhe shoqëria civile mirëpret investimin mbi 600 mijë eurosh në partneritet me korporatën për zhvillim LuxDev, që synon të rrit efikasitetin e parlamentit.

Kjo pasi tempulli i demokracisë, sipas OJQ “Demokracia Fillon Këtu”, duhet avancohet karshi zhvillimit teknologjik.

Bashkë me hapjen e thirrjes për renovim, për herë të parë është hapur edhe ajo për brendimin e llogos për Kuvendin e Kosovës. /Klan Kosova

Lajmet Ndahen 600 mijë euro për rinovimin e sallës së Kuvendit të Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>