Nations League 2024-2025, rivalët e mundshëm të Shqipërisë

Pasi njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, Shqipëria më datë 8 shkurt 2024 në Paris, do të mësojë edhe rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori. Shqipëria ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Me këto kundërshtarët ekipi Kombëtar nuk do të përballet këtë edicion.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër skuadra secila, ku në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Angli dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia ndërsa në vazon e katërt gjenden ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.

Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje.

Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para, më pas në tetor do të luhen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy sfidat e fundit të grupit.

Kalendari:

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024

Kompeticioni i Nations League ka ngritur siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B.

Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

Lajmet Nations League 2024-2025, rivalët e mundshëm të Shqipërisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>