Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalicion të mundshëm me partitë e opozitës

(Lajm i përditësuar)


Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në emisionin “Click” në RTV21 tha se Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka tendencë të nënshtrojë këdo.

“Kjo është një fakt që dihet publiksiht nuk sheh të barabartë seh vetëm të nënshtruar para tij.”, tha ai.

Ai përmendi se LDK është shprehur kundër një koalicioni me LVV-në . Derisa sa i përket një koalicioni të mundshëm më opozitën e mandatit të kaluar.

“Kemi thënë se nësë ajo (LVV) do të dështojë , LDK nuk është për të bllokuar proceset, por kemi kërkuar që bashkëpunimi të ndërtohet në dy shtylla, kemi kërkuar që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK, jo për egon por për të pasur mundësinë që të zbatojë programin me të cilin garuar, dhe shtylla e dytë që të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin, nuk qëndron fakti që LDK nuk është as-as , LDK është që me LVV-në të mos kemi koalicion, ndërsa me partitë tjerë nëse arrijmë që këto dy shtylla pastaj ofrohet mundësia që të disktuojmë për themelimin e qeverisë së radhës, nëse nuk arrin askush atëhërë Kushtettua na jep zgjidhje për të shkuar në zgjedhjet e radhës”, tha ai.


Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Click” në RTV21 tha se 20 deputetët e LDK-së, në këto rrethana, e refuzojnë një koalicion me Vetëvendosjen.

“Kjo natyrisht nuk e ndalon Vetëvendosjen të bëjë koalicion me dikë tjetër. Në rast se i bie radha LDK-së të bëjë qeverinë, do të insistonim që atë ta bëjë LDK-ja”, tha Mustafa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana”, u shpreh Mustafa.


Mustafa i LDK-së për Kurtin: Në njërën anë të zgjat dorën për koalicion, në tjetrën të ofendon

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti në lidhje me koalicionin me LDK-në.
Mustafa tha se LDK ka deklaruar se preferencat e saj kësaj radhe nuk janë për koalicion me Vetëvendosjen.

“Ka të bëjë me polarizimin. Ne që jemi në politikë jemi pajtuar që të trashemi lëkurën dhe të durojmë edhe fyerjet më të rënda, por jo që kjo të bëhet edhe drejtuar votuesve, atyre që përkrahin LDK-në. Nuk ka të bëjë vetëm me këtë, por edhe me polarizimin e skajshëm që Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, e ka zvarritur në gjithë shoqërinë kosovare, skenën politike dhe, natyrisht, edhe Kosovën në raport me ndërkombëtarët. Pra, është një polarizim i skajshëm që duhet të tejkalohet sa më parë. Fatkeqësisht, zoti Kurti dhe partia e tij shihen qartazi edhe në këtë kohë kur i ofrojnë LDK-së koalicion, por vazhdojnë me gjuhë që e akuzon LDK-në për koordinim me Listën Serbe. Me njërën dorë të zgjat një koalicion të mundshëm e me tjetrën të ofendon dhe fyen, duke thënë se po bashkëpunon me Listën Serbe. Zoti Kurti është i pareformuar – ai dhe partia e tij, sa i përket mospolarizimit të shoqërisë kosovare”, tha Mustafa./Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker