Mustafa: Kriza politike është shkaktuar nga Kurti

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka akuzuar LVV-në për shkaktimin e krizës politike.

Sipas tij, kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, qëllimisht nuk po pranon opsionet e partive të tjera për të dal nga kriza e shkaktuar nga ai.

‘’Opsionin që i ka dhënë Kushtetuta e Kosovës që të nominoj dhe t’i bëjë 61 vota për kandidatin e tyre për kryeparlamentar nuk e shfrytëzon. Idenë e LDK-së për të krijuar Qeverinë e unitetit për të dal nga ky ngërc politik të krijuar nga LVV nuk e pranon. Pra, nuk e pranon asnjë ide dhe nuk e shfrytëzon asnjë mundësi që i jep kushtetuta për të nxjerrë vendin nga kjo krizë politike. LVV-ja në njëren anë shkakton krizën politike dhe në anën tjetër nuk kërkon dhe nuk pranon asnjë zgjidhje për të dal nga kjo krizë politike”, tha Mustafa për RTV21. /RTV21

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker