Mustafa: Çmimi i rrymës rritet për herën e tretë, çmimet shpërthejnë, VV del me një video ku tregon përralla

Besian Mustafa i LDK-së ka reaguar për një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar sot rendit disa “suksese të rëndësishme” gjatë mandatit katërvjeçar.

Por, Mustafa thotë se kjo video u shpërnda për të hedhë një “grusht hi syve” në një kohë kur çmimi i rrymës po rritet për herën e tretë gjatë kësaj qeverie dhe kur çmimet e produkteve janë të larta.

“Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj. “Hedhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!””, ka shkruar ai.

Lajmet Mustafa: Çmimi i rrymës rritet për herën e tretë, çmimet shpërthejnë, VV del me një video ku tregon përralla >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker