Musliu- Shoshi për Kurtin: Historia do ta njeh si lider përçarës i kombit shqiptar

Pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se në Maqedoni të Veriut nuk po rrezikohet gjuha shqipe ka reaguar deputetja e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi.
Ajo ka thënë se kryeministrin Kurtin historia do ta njohë si lider përçarës të kombit shqiptar.
“Historia do të njeh si lider PËRÇARËS i kombit shqiptar! Një lider që pretendon të mbrojë interesat kombëtare nuk mund të përfshihet në retorika që dëmtojnë arritjet e bashkëkombësve në rajon. Në vend që të shërbejë si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo ku ndodhen, Kurti po ndjek një linjë që forcon ndasitë dhe krijon konflikte të panevojshme. Bashkëpunimi dhe uniteti janë rruga drejt suksesit!”, ka shkruar ajo./21Media