Musliu-Shoshi: Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, me anë të një shkrimi i ka replikuar deputetit Kurti për fjalën ‘nomad’ të cilën ia mveshi, sipas tij, opozitës.

Musliu-Shoshi, i ka thënë Kurtit se në fakt veç ai është nomad.

“Në skenën politike, veç Albin Kurti është nomad! Pa vizion të qëndrueshëm, pa një adresë të përhershme për problemet e qytetarëve dhe pa asnjë përgjegjësi për dështimet e qeverisë së tij. Albini lëviz nga një premtim bosh te tjetri, por realiteti nuk e ndjek. Më tragjikja: në Kosovë nuk ka as pronë, as nuk rrit fëmijë, e as varr nuk ka! Kosova ka nevojë për udhëheqje të rrënjosur në të vërtetën JO për udhëtarë politikë që zhduken kur duhet të përgjigjen!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Kurti i quan nomadikë deputetët e partive tjera: S’po duan të kenë shtëpi

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker