Mushkolaj: A mundet me na tregu Donika Gërvalla a e ka tërheq zyrtarisht ndonjë shtet njohjen e Kosovës?

Analisti i politikës, Imer Mushkolaj, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, konkretish ministren, Donika Gërvalla.

Mushkolaj ka kërkuar nga Gërvalla që të tregojë zyrtarisht nëse ndonjë shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se nëse nuk ka tërheqje të njohjeve atëherë Gërvalla duhet t’i demantojë ato, por të mos veprojë siç thotë ai: “s’ka transparencë, ka veç heshtje.”

“A mundet me na tregu Donika Gërvalla a e ka tërheq zyrtarisht ndonjë shtet njohjen e Kosovës? Nëse jo, a mundet me i demantu pretendimet e Beogradit? Apo, si zakonisht, s’ka përgjigje, s’ka transparencë, ka veç heshtje.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka thënë se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndërkaq, në Kosovë ende nuk ka ndonjë kundër-reagim ndaj kësaj deklarate të Vuçiqit.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!