Murtaja Afrikane e Derrave mbërrin në Shqipëri, paraqiten disa raste në Lezhë
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në zonën e Ishull Lezhës ka pasur disa derra të infektuar nga Murtaja Afrikane në një fermë ku në dy ditë kanë ngordhur 15 derra. Ministria ka informuar se Murtaja Afrikane e derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo përbën një rëndësi të madhe për ekonominë dhe shëndetin e popullatës së derrit, në vendin tonë.