Murati: Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave
Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar pas deklarimit të kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj i cili tha se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të komunës së Suharekës janë bllokuar.
Sipas Muratit e gjithë kjo është dezinformatë.
”Dezinformatat nuk kalojnë! Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogarinë e komunave, gjenjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e paragjykimit”, ka shkruar Murati./21Media