Municione për Ukrainën? Rama: I thamë “PO” Zelenskyt! Ringjallim infrastrukturën e vjetër ushtarake

Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë ‘po’ propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se nuk ka qenë vetëm Shqipëria që ka rënë dakord me këtë propozim, ndërsa theksoi se gjithçka do ta bëjnë në bashkëpunim me aleatët.

“Propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdo kush tjetër dhe gjitha që mund të bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama në konferencën për shtyp me komisionierin Varhelyi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Kreu i qeverisë thotë synon që të futen edhe vetë në këtë industri dhe po punojnë për të gjetur partnerët dhe marrëveshjen e duhur.

Sipas Ramës do duhet të rigjallërohet infrastruktura e vjetër për prodhimin e municioneve.

Është ende e paqartë se ku konsiston, prodhimi i përbashkët i armatimit, por nuk përjashtohet mundësia që mund të futet në lojë, fabrika e Poliçanit.

“Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër”, u shpreh kryeministri.

Çfarë deklaroi dje presidenti Volodymyr Zelensky në samitin për Ukrainën në Tiranë?

Ishte vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky që zbuloi dje se gjatë samitit të Ukrainës në Tiranë ka propozuar bashkëprodhim municionesh me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Kemi 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë në fusha të ndryshme. Por nuk mjafton kjo të fitojmë mbi Putinin. Ne shikojmë probleme edhe në ofertën për sa i përket municioneve të cilat ndikojnë kapacitetin tonë në fushat e betejës dhe prandaj jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve bashkë me ju dhe me partnerët tanë. Ekipi ynë i qeverisë sonë do të prezantojë të gjitha detajet. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posaçëm për sigurinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo një nga kryeqytetet tuaja“, tha Zelensky.

Lajmet Municione për Ukrainën? Rama: I thamë “PO” Zelenskyt! Ringjallim infrastrukturën e vjetër ushtarake >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>