Mungon sërish materiali për pasaporta, nga ministria nuk përgjigjen

Vazhdon mungesa e materialit për pasaporta, nga ministria nuk përgjigjen.

Viti i ri erdhi, por problemet mbetën të vjetra. E tillë është edhe mungesa e materialeve për pasaporta, që i la qytetarët të presin me muaj të tërë, gjatë 2022-ës.

Ndonëse në dhjetor u nënshkrua kontrata e re 4 milionë euroshe për furnizim me kësi dokumente, pajisja me to nuk filloi ende, njofton Klan Kosova.

Kjo po u shkakton telashe qytetarëve që mund ta kenë për ngut marrjen e këtij dokumenti identifikues. Dikush tha se më së shumti problem po u shkaktohet mërgimtarëve, derisa të tjerët janë të nervozuar për mungesë informacionesh për procesin.

Ndonëse televizioni dërgoi pyetje në lidhje me këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ky dikaster nuk kthyen përgjigje për dy ditë.

Gjithsesi Klan Kosova merr vesh nga burime brenda MPB-së se në fund të janarit vijnë furnizimet nga 30 përqind i borxhit nga kompania e vjetër kontraktuese, derisa kontrata e re e nënshkruar në fund të dhjetorit fillon zbatimin në muajin shkurt.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!