Mungon Milaim Zeka dhe avokati i tij, shtyhet gjykimi ku ai po akuzohet për kanosjen e prokurorit Afrim Shefkiu

Në mungesë të të akuzuarit Milaim Zeka dhe mbrojtësit të tij, avokatit Florent Latifaj, është shtyrë seanca e paraparë për këtë të martë, në rastin ku Zeka po akuzohet për kanosjen ndaj prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Zeka po akuzohet se në vitin 2018 në emisionin televiziv “DPT te Fidani” në televizionin T7, e ka kanosur prokurorin Shefkiu me fjalët “unë do ta ndjek këtë prokurorin tem, me gjyqe, me kanun dhe privatisht”, për shkak se ky i fundit kishte ngritur aktakuzë kundër tij për rastin e mashtrimit me viza.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Zeka dhe avokatit Latifaj, gjykatësi i rastit Dibran Jusufi deklaroi se gjykata ende nuk ka pranuar fletëkthesat për të konstatuar nëse të njëjtit janë ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, të pranishëm në këtë seancë ishin prokurori Blerim Igrishta dhe i dëmtuari-prokurori Shefkiu.

Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa për sigurimin e prezencës së të akuzuarit dhe avokatit të tij në seancat e radhës, gjykatësi Jusufi tha se gjykata do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 23 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë kundër Milaim Zekës me arsyetimin se më 24 shtator 2018, në emisionin “DPT të Fidani” në televizionin T7, i njëjti e ka kanosur prokurorin e Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiun për shkak të detyrës zyrtare, i cili ndaj të pandehurit Zeka kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe më 2 tetor 2018 ishte caktuar të mbahet seanca fillestare.

Sipas aktakuzës, Zeka e kishte kanosur prokurorin Shefkiu me fjalët “unë do ta ndjek këtë prokurorin tem, me gjyqe, me kanun dhe privatisht”, me ç’rast tek i dëmtuari Shefkiu ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.

Me këtë, Zeka po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 185, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Lajmet Mungon Milaim Zeka dhe avokati i tij, shtyhet gjykimi ku ai po akuzohet për kanosjen e prokurorit Afrim Shefkiu >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>