Mujku: Drenusha Latifi ka tërhequr akuzën ndaj ish-bashkëshortit para hyrjes në BVK

Vebi Mujku njohës i çështjeve sociale në ”BonBon” të Rahoveci INFO ka folur për rastin e mbrëmshëm ku në një reality show në Klan Kosova modelja Drenusha Latifi është ballafaquar me ish-bashkëshortin e saj Atilla Kardesh.

Muaj më parë modelja Drenusha Latifi ka rrëfyer për dhunën të cilën ajo ka thënë se ish bashkëshorti i saj Atilla Kardesh ka ushtruar ndaj saj. Ballafaqimi i mbrëmshëm ka ngjalluar reagime të ndryshme nga organizatat feministe në vend, duke thënë se po bëhet promovimi i dhunuesve në media.

Lidhur me këtë Mujku tha se Drenusha Latifi ka tërhequr akuzën ndaj ish-bashkëshortit para hyrjes në Big Brother, për çka tha se e gjitha mund të jetë “Skenar i përgatitur…’.

”Javë më parë ka shku në Gjykatë dhe e ka tërhekur masën, kjo na lë të nënkuptojmë se e gjitha kjo është skenar”, tha Mujku.

Nga e gjithë kjo situatë sipas tij, vuajnë fëmijët e çiftit./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker