Muja nga VV i kundërpërgjigjet Tahirit të AAK-së: Komisioni për Buxhet i ka trajtuar të gjitha kërkesat buxhetore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kundërshtuar vërejtjet e Shefit të Grupit Parlamentarë nga AAK Besnik Tahiri i cili sot në seancë ka thënë se janë 10 kërkesa që nuk janë trajtuar për buxhet nga komunat me udhëheqje nga AAK.

Deputeti Muja nga LVV ka thënë se kërkesat nga komuna e Rahovecit, Gjakovës dhe një kërkesë nga komuna e Deqanit janë trajtuar siç janë trajtuar të gjitha kërkesat buxhetore.

“Fillimisht në lidhje me vërejtjet e kolegut Tahiri dua t’ju informojë se Komisioni për Buxhet i ka trajtuar të gjitha kërkesat nga komuna e Rahovecit, Gjakovës dhe një kërkesë nga komuna e Deqanit. Ato janë trajtuar siç janë trajtuar të gjitha kërkesat buxhetore”, tha Muja.

“Ekziston një mundësi që kolegu i tij mos të ketë qenë prezent në ato momente, mirëpo për këtë ka diskutuar komisioni por nuk i ka mbështetur dhe rrjedhimisht nuk mund të portretizohen si amandamente në momentin kur nuk i mbështetë komisioni, do të thotë kjo është një rregull që e zbaton komisioni për buxhet”, tregon deputeti Muja. /21Media

Tahiri: Janë 10 kërkesa që nuk janë trajtuar për buxhet nga komunat me udhëheqje nga AAK

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker