Muçi flet pas transferimit te Besiktas

Ernest Muçi nga dita e sotme është lojtari i Besiktasit, teksa ka zbarkuar në Turqi.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tha fjalët e tij të para si futbollist i “shqiponjave”.

Ai u shpreh se është shumë i lumtur që është pjesë e një klubi legjendar në Turqi si Besiktasi.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e kthyer në realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi po pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët, trajnerin. Mezi po pres të filloj. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi. Transferimi? Ndodhi shpejt sipas mendimit tim. Ndodhesha në hotel, sepse do të luaja ndeshjen e radhës me ish-klubin tim sot. Kështu që ndodhi shumë shpejt. Në mëngjes udhëtova drejt Varshavës që të isha këtu. Ndodhi shumë shpejt dhe jam shumë i lumtur që u krye ky transferim. Është një nder i madh për mua që të jem pjesë e një klubi kaq të madh”, deklaroi lojtari shqiptar.

Lajmet Muçi flet pas transferimit te Besiktas >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>