Mrekulli: Zjarrfikësit arrijnë ta nxjerrin të gjallë një person pas shembjes së dheut në Kamenicë

Një person është nxjerrë i gjallë nga një kanal në Kamenicë.

Ai ishte bllokuar aty si pasojë e shembjes së dheut, kanë njoftuar zjarrfikësit.

Zjarrfikësit u informuan me kohë dhe më pas intervenuan për ta shpëtuar personin që kishte mbetur në kanal.

Pamjet nga intervenimi u publikuan në një faqe në Facebook të zjarrfikësve të Kamenicës.

“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga Zjarrfikësat arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal.NE NUK NDALEMI KUR LODHEMI, NE NDALEMI KUR MBAROJMË!”, shkruhet në një postim në këtë faqe.

Video:

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!