MPJD: Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike, ia kemi zhvleftësuar

Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të vitit 2023.

Nga Ministria e Punëve të Jashmte ka thënë se me kërkesë të tij është zhvleftësuar pasaporta diplomatike.

Lajmin për lajmi. net e konfirmoi zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qëndresa Fazliu.

“z.Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023.Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, tha ajo.

Tutje, ajo shtoi se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, potencoi ajo.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!