MPJD për aksidentin në Kroaci: Udhëtarët nuk kanë pësuar lëndime

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka konfirmuar aksidentin e një autobusi në Kroaci, që vinte nga Kosova dhe që destinacion kishte Gjermaninë.

“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kompania Deva Tours, autobusi i së cilës u aksidentua, ka njoftuar se pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër.

Sqarimi i rrethanave të aksidentit sipas kompanisë së lartpërmendur, i përket autoriteteve përkatëse.

Lajmet MPJD për aksidentin në Kroaci: Udhëtarët nuk kanë pësuar lëndime >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>