MPJD jep detaje rreth arratisjes së Blerim Ramadanit

Avokati i Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të UÇK-së, ka njoftuar Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës se klientit të tij i është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.

“Ju njoftojmë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i Ramadanit se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njëjti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme. Informacione tjera zyrtare nuk kemi pranuar nga autoritetet relevante të Maqedonisë së Veriut”, tha Leutrim Sahiti, këshilltari i ministres së Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz për KALLXO.com.

“Ai ishte në pritje të verdiktit final të Gjykatës Supreme ditëve në vijim”, shtoi Sahiti.

Lajmet MPJD jep detaje rreth arratisjes së Blerim Ramadanit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker