MPJ-ja njofton shtetet e QUINT-it për arrestimin e kosovarit në Serbi
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Horgosh.
MPJ thotë se ka njoftuar shtetet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar) për arrestimin e shtetasit M.I
“Ministri i brendshëm serb pretendon në deklaratën e tij se rasti ka të bëjë me gjoja rrëmbimin një çifti bashkëshortor të etnisë serbe në Prishtinë, nga M.I. në Qershor 1999, të cilët pastaj sipas pretendimeve të Daciq qenkan dërguar në një burg të improvizuar, ku i qenkan nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike.Shtetasit të Kosovës M.I. organet policore i kanë shqiptuar masën e arrestit prej 48 orëve, ndërsa thuhet që pas kësaj periudhe ai do t’i dorëzohet Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme.”, thuhet në njfotim.
MPJ-ja po ashtu ka njoftuar se po sot (e shtunë) në mëngjes një polic i Kosovës është marrë në pyetje në pikëkalimin në Merdar teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë. Polici është liruar pas disa orësh ndalimi.
“Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet. Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim./21Media