Moti javën e ardhshme, temperaturat minimale do të zbresin në minus
Gjatë javës së ardhshme parashihet mot kryesisht stabil. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes minus 1 gradë Celsius e 1 gradë, ndërsa maksimalet mes 15-18 gradë Celsius.
Të martën moti do të jetë kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të sillen me minus 1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 17-20 gradë.
“Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit”, thuhet nga IHMK-ja.
Të hënën e të martën si pasojë e uljes së temperaturave rreth zero gradë parashihet në pjesë të shumta të territoreve të krijohet bryma.
Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 0-2 gradë Celsius, e maksimalet mes 18-21 gradë.
“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve , të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”, thuhet nga Instituti.
Të enjten parashihet mot me diell e pjesërisht i vranët. E do të ketë ngritje të temperaturave. Minimalet do të sillen rreth 2-4 gradë, e maksimalet rreth 17-20 gradë. Parashihet që në mëngjes në pjesën më të madhe të territorit të ketë mjegull.
Mot me diell e vranësira të shpërndara parashihet për të premten.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s”, tha IHMK.