Moti i ligë, anulohen mbi 100 fluturime në Britani

Mbi 100 fluturime janë anuluar në aeroportin “Heathrow” të Londrës si pasojë e motit të keq.

Sipas mediave britanike, shkak është bërë mjegulla e madhe që ka pushtuar zonën. Ndërkohë, në aeroport janë regjistruar temperaturat më të ulëta në 13 vitet e fundit. Termometri shënoi -8,4 gradë celsius mbrëmjen e së dielës, ndërsa në Santon Doënham temperatura ishte -9.5 gradë celsius.

Meteorologët kanë parashikuar që mjegulla do të vijojë deri mesditën e së hënës.

“Ka pasur ndryshime të orareve të avionëve për shkak të mjegullës së madhe. Ne po punojmë me kompanitë për rregullim e orareve të reja, ndërsa po u vihet në ndihmë edhe pasagjerëve”, tha një zëdhënës i aeroportit të “Heathrowt”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!