Moti i lig në disa vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi stuhi dhe rrufe gjatë ditës së martë.

Përmes një komunikate për media, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i shmangin shëtitjet ose punët në natyrë, ndërsa tërhoqi vërejtjen edhe për kaos të mundshëm në komunikacion.

Dhjetë ditë më parë, qyteti i Prishtinës u vërshua nga uji, si pasojë e reshjeve të furishme të shiut.

Moti i lig ka përfshirë edhe vende të tjera të Ballkanit.

Shiu i shoqëruar me erëra të forta shkaktoi të martën dëme të mëdha materiale në Trebinje – qytet në jug të Bosnje e Hercegovinës.

Erërat shkaktuan thyerjen e pemëve, të cilat dëmtuan disa makina.

Zjarrfikësit dhe ekipet e mbrojtjes u shpërndanë nëpër terren.

Institutit Federal Hidrometeorologjik paralajmëroi për ndërprerje të mundshme të rrymës dhe ujit.

Në Serbi, shira të furishëm ranë në disa qytete, përfshirë Beogradin, Smederevën dhe Shabacin, ndërsa disa zona mbetën edhe pa energji elektrike.

Njësitë e zjarrfikësve në Beograd njoftuan se, gjatë natës, kanë pasur 28 intervenime.

Pjesa më e madhe e tyre kishte të bënte me largimin e pemëve të rrëzuara, ndërsa në disa raste të tjera zjarrfikësit shuan zjarret e shkaktuara nga rrufetë.

Aeroporti i Beogradit “Nikolla Teslla” paralajmëroi vonesa të mundshme të fluturimeve, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Kompania ajrore “Air Serbia” tha se po bën gjithçka të mundur për t’u kujdesur për të gjithë pasagjerët, fluturimet e të cilëve do të vonohen. /REL

Lajmet Moti i lig në disa vende të Ballkanit, përfshirë Kosovën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>