Moti i keq në Pogradec, 12 fshatra pa energji elektrike prej 24 orësh

Prej 24 orësh 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit janë pa energji elektrike.

Terreni i thyer malor dhe kushtet e vështira atmosferike me trashësi dëbore 1 m e bëjnë tejet të vështirë edhe për grupet e punës të OSHEE për gjetjen e defektit.

Grupet e punës vijojnë të jenë në terren për të gjetur defektin në një linjë që është tepër e gjatë pasi fshatrat e kësaj njësie marrin energji nga nënstacioni i Prrenjasit.

Probleme me energjinë elektrike gjatë këtyre dy ditëve kanë pasur edhe fshatra të tjerë të bashkisë së Kolonjës, Maliqit, Korçës dhe Devollit./vizionplus.tv

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker