Moti i keq lë mijëra banorë pa energji elektrike, Rama thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjen e panevojshme

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë u përfshi nga moti i keq.

Reshje shiu në zonat e ulëta, borë dhe ngrica në ato kodrinore e malore. Reshjet e borës kanë qenë në formë stuhie në juglindje dhe veri të vendit.

Nisur nga situata problematike e cila ka lënë pa energji elektrike një pjesë të mirë të territorit, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Shefi i ekzekutivit bën të ditur se në terren për riparimin e defekteve elektrike ndodhen 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit. Njëkohësisht, bën të ditur ai, vijon puna për pastrimin e akseve rrugore me qëllim garantimin e lëvizjes së automjeteve.

Rama ka bërë një thirrje për qytetarët duke kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e situatës së motit.

Postimi në rrjetet sociale:
Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit❄🌨
👷Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike⚡
Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje🚜
🙏Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika🚨

Lajmet Moti i keq lë mijëra banorë pa energji elektrike, Rama thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjen e panevojshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>