“Mos urinoni në derën e klubit ku do të shkoni”, Dugolli: Deklaratë atipike për një diplomat
(Lajm i përditësuar)
Policët serbë e dorëhequr, Dugolli: Le ta harrojnë rikthim për ata që iu kanë përgjigjur Vuçiqit
Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli lidhur me dorëheqjene policëve serbë, tha se kjo është çështje e përfunduar.
“Ligji për rekrutimin e Policisë së Kosovës është shumë i qartë nuk mund të ketë rikthim tyre për shkak se ata me dëshirë tyre janë largu, është kry procedura e tyre. Rekrutim qysh e thotë ligji ne kemi hapur konkurse të reja dhe do të hapim prapë, nuk janë lajmëruar mjaftueshëm dhe ka policë serb që janë rekrutu, por ata që e kanë lëshu detyrën dhe ju kanë përgjigj Vuçiqit le ta harrojnë nuk ka rikthim për ta”, tha ai.
“Mos urinoni në derën e klubit ku do të shkoni”, Dugolli: Deklaratë atipike për një diplomat
Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli në emisionin “Click” në RTV21 komentoi deklaratën e ambasadorit Hovenier.
Hovenieri të mërkuren e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet.
“Gjyshi im e përdorte një thënie dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij”, tha ambasadori amerikan.
Dugolli tha se Kosova ishte ndër shtetet e para që iu ka bashkuar SHBA- për invazionin rus në Ukrainë e për venien e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Ne i çmojmë shumë ato klube të cilat i përmen dhe ne i vlerësojmë shumë ato dhe kemi synim të hyjmë , për dallim prej Serbisë e cila nuk e ka synim hiq me hy aty”, tha Dugolli.
“Ambasadori amerikan nganjëherë i ka deklaratat e ashpra që janë atipike për diplomat..por megjithatë ai e ka thënë këtë nuk e di në çfarë kontesti ne me asgjë nuk po i zhgënjejmë edhe s’po ua kthejmë shpinën aleatëve, ne po dëshirojmë të ecim bashkë dhe të na ndihmojnë”, shtoi Dugolli.
Hapja e urës, Dugolli: Nuk do të kacafytemi me KFOR-in
Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli në emisionin “Click” në RTV21 kur u pyet për hapjen e Urës së Ibrit tha se nuk e kanë ndërmend të kacafyten me KFOR-in.
“Mbi urën e Ibrit nuk ka struktura paralele, por janë dy automjete të KFOR-it të cilat ne nuk do t’i heqim me dhunë, këtë mos e prisni prej nesh që ne do të kacafytemi me KFOR-in”, tha Dugolli.
Dugolli i përgjigjet SHBA-së rreth çështjes së mundësisë së sanksionimit të policisë
Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, në emisionin “Click” komentoi deklaratat e Ambasadës së SHBA-së lidhur me raportimet se kanë sanksionuar Policinë e Kosovës . Ambsada për RTV21 ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për momentin por që janë në shqyrtim, sipas tyre qëndron ajo se çfarë është thënë në muajin gusht.
Ai i ka thënë se asnjë vendim të mirë apo të keq pa kaluar nëpër një varg zingjiri të konfirmimve.
“Atë shqetësimin që e kanë ngritë atëherë ambasadori amerikan…ata e kanë pasur shqetësimin kryesor për çështje e tensionimit dhe ne I mirëkuptojmë ato shqetësime, e dijmë se ata janë hisedarë në lriinë e Kosovës dhe në shtetndërtim dhe ne komunikojmë me ta por edhe në komunikime zyrtare edhe në komunikime tjera janë sqaru të gjitha ne nuk e kemi synim tensionimin e situatës. Përkundrazi të gjitha veprimet që janë marrë kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit.”, tha ai në RTV21.
Kur u pyet pse iu drejtua gishti ministrisë së brendshme Dugolli tha se u krijua bindja se u panë forcat e policisë aty kur u mbyll zyra e strukturave paralele.
“Dhe u krijua përshtyjpa se policia e Kosovës po ndërmerr veprime, policia ka asistu edhe policia e Kosovës i përgjigjet vendimeve të Qeverisë, të institucioneve të cilat bëjnë kërkesa të tilla conform vlerësimit të situatës së sigurisë. Nuuk është policia e Kosovës që bënë politika, policia i zbaton politikat të cilat janë të bazuara në rend dhe ligj”, tha Dugolli.
Ai shtoi pranoi se ekziston kontrolli demokratik civil i policisë.
“Nuk ka ndërhyrje sa i takon punës profesionale të policisë, për shakk se aty janë sovran”, shtoi Dugolli./21Media