Momentalisht krejt populli është i çuditur se pse Ilir Meta e ka lënë gruan

Nga Kimete Berisha

  1. Katër vajza të reja ecnin para meje në sheshin ‘Nëna Tereza’.
    Veshur sipas modës së fundit.
    Ato flisnin për Podujevën.
    – Tri prej tyre insistonin se Podujeva është në Prishtinë, e njëra, këmbëngulte por jo bash-bash e sigurtë, se Podujeva është ‘dikund tjetër’.
  2. Përballë kinemasë, në kafiteri, plot vajza e djem të rinj, dhe muzikë dasme.
    – Një vajzë e re, vet e katërta, u thoshte të treve: ‘Jo, nuk ia ktheva mesazhin, se ish katundar, kësi të Podujevës’!
  3. Isha duke e shikuar veten në xham të librarisë, kur i dëgjova dy djem pas meje duke thënë:
    – Shumë të reja bre, 15-të vjeçare e gjoksin në
    fushë’.
    – Rojtarë të moralit gjithandej…
    E ti pse ua kqyrshe gjoksin – desha t’u them, po thashë – ik se më mbesin n’derë.
  4. Më duket askush nuk e gjen atë që e kërkon.
    – Por, të gjithë ia bëjnë si Don Huani.
    Ju kam treguar, që kur Don Huanin e pyesin:
    – Ku përkas?
    – Nuk e gjej vendin tim.
    – Nuk di çfarë dua? –
    Ai i mëson:
    – Kur lodhesh duke e kërkuar vendin tënd, dhe dorëzohesh – aty e ke vendin’!
  5. S’di a ka mbetur dikush pa u dorëzuar….
    – Se në fillim ëndrrat janë të mëdha, e pastaj, arnohen ëndrrat, si zhele basmash të një fustani, zhele që e përjashtojnë njëra-tjetrën.
  6. E Përparim Rama me gruan e tij në një qendër tregtare u recitonin fëmijëve poezi, derisa mizat ia kanë pushtuar kryeqytetin.
    – Në fëmijërinë dhe rininë time e deri në 1999 kam jetuar në Veri të Mitrovicës.
    Çdo natë janë pastruar rrugët.
    Nga viti 1999 jetoj në Prishtinë, dhe asnjëherë të vetme nuk janë larë rrugët.
    – Përparim Rama nuk i pastron rrugët, nuk i largon mizat por reciton poezi për mizat:
    – ‘Ka thënë një mizë në fshatin Drizë, merimangë ç’po bën ti’.
  7. E presidenti i Shqipërisë për
    herë të parë e ka vizituar Deçanin, për t’u bërë ‘qytetar nderi’ i Deçanit.
    – Ramush Haradinaj, si pronar i Deçanit, me këtë rast, ka thënë se ‘gjaku nuk është ujë’.
    Duhet të jetë ujë – gjaku, vet fakti që bëhet ‘qytetar nderi’ i Deçanit një njeri që s’ka bërë asgjë për Deçanin.
  8. Edhe Sami Lushtaku e ka pas bërë Edi Ramën ‘qytetar nderi’ i Skënderajt.
    – Lum Drenica,
    Edi Rama nuk ka marrë pjesë as në përurimin e ‘Rrugës së Kombit’, e ka mohuar rrugën që bashkon shqiptarët derisa e ka marrë pushtetin,
    atëherë nuk i ka penguar më korrupsioni i Bashës, ka vënë gjobë në rampë që vlen veç për shqiptarët e Kosovës.
  9. E tash Edi Rama, si nuse pas darke, e fton Arbanën në intervistë dhe e pyet se si je njoftuar ti me burrin tënd ‘të dytë’!
    – Temë e thellë kjo, e ndjeshme.
  10. Shqipëria merret kryesisht me tema rreth ushkurit.
    – Momentalisht krejt populli është i çuditur se pse Ilir Meta e ka lënë gruan!
  11. Askush nuk merret me punët e veta.
    Ministresha e Drejtësisë (e Kosovës), merret me modë.
    Po shtyhet me Presidenten, se cila po vishet më bukur.
    Me kundra të bardha me shtiklla po merr pjesë nëpër aktivitete sportive.
    – Askund drejtësi.
    Sepse askush nuk është kah kërkon drejtësi nga ajo.
    Njerëzve më shumë u intereson se si dukesh…
    Dhe, atë që e lypin po e gjejnë.
  12. E ty çfarë të intereson!
  13. Mua më intereson të kuptoj se si arritën shqiptarët t’i ndajnë edhe heronjtë e huaj!
    Për shembull, Wesley Clark-un e kishin përvetësuar (për momentin), LDK-ja.
    Erdhi në Kosovë për t’u dekoruar me mirënjohje nga LDK e me këtë rast Wesley Clark tha se arsyeja që e kemi çliruar Kosovën ishte LDK.
    – Por, ama LDK nuk ishte në Kosovë kur u çlirua Kosova…
    ‘Se, po të donim do ta çlironim Afganistanin, Irakun’ – tha Clark…
    – Pra, ata nuk çlirohen sepse s’kanë LDK. Unë e kuptoj çfarë ka dashur të thotë Clark:
    – Kur perëndimi na ka çliruar ka kujtuar se ne jemi perëndimorë (si ata), e nuk e kanë ditur se shqiptari i çliruar menjëherë bëhet ‘lindor’!
  14. Pas Goran Bregoviçit, çelësin e Tiranës e ka marrë Shkurte Fejza.
    – Çelës që i mbyll të gjitha dyert!
  15. Anipse deri pas orës dy të natës mendoja se pse Bethlehemi është në Palestinë dhe a është e mundur që profeti Muhamed s’ka ditur shkrim-lexim (dhe pse nuk ka mësuar)….
    ….e pashë ëndërr Bidenin duke u endur poshtë e lartë në ‘Mëhallën e Boshnjakëve’.
    I intervistonte njerëzit në gjuhën serbe.
    – Ndoshta më ndodhi kjo ëndërr, sepse para disa ditësh në ‘Urë të Ibrit’ më ndalën dy ushtarë italianë.
    – Mendova mos po më shpallin dashni, se u dukën sikur ‘u mahnitën’ me paraqitjen time vizuale, por ata më pyetën se çfarë mendoj unë për hapjen e Urës së Ibrit.
    Me ta ishte një përkthyes serb.
    – ‘Nisam raspolozena…’- u përgjigja.
    – Vet me vete: ec bre unë mendjen n’hënë….gajlja e urës…
    në daç le të hapet në daç kurrë jo, edhe ashtu s’ke ku shkon, kjo Urë s’të çon askund!
  16. Sa herë shkoj në Mitrovicë më forcohet bindja se Vjosa Osmani është njëqind herë më e mençur se unë.
    Normal që është më e mençur, se ajo dhe familja e saj e kanë lënë Mitrovicën me vakt.
    – Kur nga çarshia u ktheva në shtëpinë e nanës, sandalet e mia të zeza, dukeshin si zbulim arkeologjik – moc me Krishtin.
    Bedriu komplet i ka shkatërruar rrugët. Prandaj është optimist se do të bëhet kryeministër.
    Dhe, ka gjasa, sepse këtu veç kush ka shkatërruar u bë ‘kryeministër’, përveç dajës – Respekt!
  17. Në Shqipëri opozita djeg goma…
    dhe një grua bërtet ‘hapni dosjet’.
    – Të hapura janë, po s’i lexon kush.
    Nisja lexoje të parën ‘dosjen’ e Argitës dhe gjyshes së saj.
  18. Se Besnik Bislimit gjyshet i duken ‘budallaqe’.
    – Duke mohuar braktisjen e Kosovës nga rinia, Bislimi tha se askush nuk e ka lënë Kosovën, veç gjyshet, të cilat u knaqën duke ikur nga Kosova.
    – Gjyshja në të folmen e tij është një krijesë qesharake që s’lexon, nuk merr pension 90
    Euro, që s’e di që është e braktisur nga shteti…
    por sipas tij gjyshja është një budallaqe që
    të vetmin qëllim në jetë e ka të luaj me nipa e me mbesa.
    – Por, kjo nuk vlen për gjyshërit, gjyshërit nuk i mashtron me lodra, se ata nuk i ka përmendur Bislimi në gënjeshtrat e tij.
  19. Për imagjinatë shko merr orë
    tek Ramushi.
    – Ramushi po insiston se Albini është rekrutuar nga serbët derisa ka qenë në burg…
    …për të punuar kundër Serbisë.
    Rekrutime të këtilla janë të
    mirëseardhura!
    – Për momentin unë nuk besoj, veç nëse merret për bazë koalicioni Kurti – Vuçiç që janë bërë bashkë në qeverinë e Maqedonisë!
  20. Por, ama, nëse shkon në Ujman ti e sheh një realitet krejt tjetër.
    Askund Serbi.
    Vuçiqi po i ndihmon Albin Kurtit ta largojë Serbinë nga Veriiu i Kosovës!
    – Pasi e ka zbuluar se punon për Serbinë, Ramushi tash ia gjen kryeministrit edhe ‘një dashnore’, se kështu e ka zanat…i rehaton kundërshtarët në të gjitha aspektet!
  21. Isha duke u çatalluar para iphon-it për një pozë, mendja ime që s’po më sheh kush, kur kaloi një djalë i ri pranë dhe më tha: ‘më e bukura je gazetare’.
    – Më erdh marre për një çast por e harrova turpin kur e pashë sa bukur isha dalë.
  22. Përtokë.
    P.S. Kanë filluar të më pyesin:
    Kë duhet ta votojmë..

Lajmet Momentalisht krejt populli është i çuditur se pse Ilir Meta e ka lënë gruan >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>