Moment prekës, ish-kapiteni i Liverpool-it shpërthen në lot gjatë homazheve për Diogo Jotën

Ish-kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, është rikthyer në Anfield për të nderuar kujtimin e lojtarit të tij të ndjerë, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident automobilistik së bashku me vëllain e tij.
Në një skenë prekëse, Henderson ka vizituar memorialin e improvizuar jashtë stadiumit të Liverpoolit, vend ku qindra tifozë kanë vendosur lule, fanella dhe mesazhe përkujtimore për Jotën.
I veshur thjesht dhe i shoqëruar nga miq të afërt, mesfushori anglez u ndal për disa minuta për të reflektuar, deri sa më pas nuk arriti të përmbante emocionet, duke shpërthyer në lot.
Pamjet prekëse nga ky memorial u shpërndanë në rrjetet sociale, duke prekur tifozët e Liverpoolit dhe komunitetin futbollistik në mbarë botën.
Henderson ka qenë një figurë kyçe në skuadrën ku Jota shkëlqeu për disa sezone dhe ka qenë i zëshëm për dhimbjen që ka shkaktuar humbja e papritur e sulmuesit portugez.
Former Liverpool midfielder Jordan Henderson pays his respects to Diogo Jota at Anfield. pic.twitter.com/HX2gcPmo4r
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 4, 2025