Molliqaj: Kapja e shtetit prej Albin Kurtit sot u jetësua

Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se me miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Zyrtarët Publik, kapja e shtetit prej kryeministrit Albin Kurti u jetësua sot.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook tha se tendencat autoritare asnjëherë nuk vetëmjaftohen, e që sipas tij, Kurti nuk do të ndalet me kaq.

Ai tha se Kurtit tani i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Kapja e shtetit prej Albin Kurtit sot u jetësua

Miratimi sot në lexim të dytë i Ligjit për Zyrtarët Publik vë një prej themeleve më të rëndësishme legjislative në shërbim të kapjes së shumë prej institucioneve publike, pavarësia e së cilave është jetike për demokracinë dhe liritë e fituara në Kosovë. Nga sot aparati shtetëror i Republikës së Kosovës do jetë lehtë i cenueshëm ndaj tendencave tashmë të dëshmuara autoritare të Albin Kurtit dhe partisë vegël të tij.

Kapja e shtetit është e rrezikshme prej kujtdo që kapet. E këtë lloj kapje që është e hapur dhe e shkruar, e kemi paralajmëruar para shumë viteve si mënyrën e veprimit të Albin Kurtit. Atë sot, për fatin tonë të keq, e gjeni në frymën dhe përmbajtjen e këtij ligji.

Tendencat autoritare asnjëherë nuk vetëmjaftohen. Ato gjithnjë kërkojnë edhe më shumë hapësirë. Pra, Kurti nuk do ndalet me kaq. Ai do jetë në kërkim edhe për më shumë pushtet.

Prandaj, atij i duhet një opozitë e fortë dhe jo konstruktive. Jo për ndonjë arsye tjetër, por për faktin se vetëm fuqinë ai e kupton

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!