Mjeku: Kosova dhe Kuvajti kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes

“Kosova dhe Kuvajti po vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes, falë Marrëveshjes për Statusin e Forcave të Armatosura mes dy shteteve”.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Kosovës në Riad, Lulzim Mjeku, i cili është edhe ambasador jorezident në Kuvajt.

Ambasadori Mjeku, në Kuvajt vizitoi Kolegjin Ushtarak “Mubarak Al Abdullah” dhe u prit nga komandanti i Shtabit të Përbashkët, gjeneralbrigade Faisal Al Shemmari.

Ambasadori Mjeku, gjithashtu takoi majorin e FSK-së Egzon Haxhiaj, i cili gjendet në studime të avansuara në Kuvajt.

Në vitin 2021 Kosova e dërgoi në Kuvajt misionin e parë ndërkombëtar ushtarak në historinë e saj.

Lajmet Mjeku: Kosova dhe Kuvajti kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>