Mjeku Edvin Prifti: Ka pasur plane për të më eliminuar fizikisht mua dhe fëmijët e mi

Pak ditë pas publikimit të dokumenteve të përgjimit nga SPAK në dosjen e tij, kirurgu Edvin Prifti ka publikuar një tjetër dokument të transkriptit të përgjimit të komunikimit të tij me të afërmine një pacienti.

Në komunikim, i njohuri i kërkon Priftit që ta operojë të afërmin e tij duke i ofruar një shpërblim ndërkohë ai i përgjigjet se nuk kanë asnjë detyrim dhe se nuk do pranojë asnjë lloj shpërblimi.

Në statusin në Facebook, kirurgu, i cili akuzohet për korrupsion e pastrim parash nga SPAK, shkruan se do evidentojë gjithçka në mënyrën më transparente të mundshme.

Ai thekson se në vijim do tregojë përgjime që tregojnë sesi tentohej të inflitronin kriminelë për të inskenuar dhënue parash apo pane për ekzekutimin fizik të atij vetë dhe fëmijëve të tij.

Pergjim zyrtar Spak 2021, Nr.2

Ne vazhden e autohetimit qe po i bej vetvetes dhe pergjimeve te furnizuara nga Spak qe mu mbajten sekret hetimor per tre vjet po ju paraqes nje rast te dyte se si ju jam pergjigjur njerezve te ndryshem ne nevoje. Mesa duket nuk e kam thene mjaftueshem qe ne Qsut ska asnje detyrim financiar?! Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike! Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash, apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?” – shkruan Prifti.

Lajmet Mjeku Edvin Prifti: Ka pasur plane për të më eliminuar fizikisht mua dhe fëmijët e mi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>