Mitsotakis telefonon Belerin në burg

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili fitoi mandatin e eurodeputetit me partinë Demokracia e Re në Greqi, Fredi Beleri, ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit fqinj, Kyriakos Mitsotakis.

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, tha se Mitsotakis e ka uruar Belerin për fitoren dhe kanë nisur të organizojnë strategjinë politike për europarlamentarët.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai tha gjithashtu se ditën e sotme, në orën 09:00 Beleri dhe të gjithë europarlamentarët e zgjedhur grekë do të zhvillojnë një bisedë në platformën Zoom me kryeministrin Mitsotakis, për të cilën ai ka marrë leje nga SPAK.

“Nuk e pengon dënimi i gjykatës mandatin e eurodeputetit. Ligji i referencës që Beleri është zgjedhur është kodi zgjedhor grek. Kodi zgjedhor grek nuk ka ligj dekriminalizimi, sepse nuk ka asnjë kryeministër që fut kriminelë në Parlament. Beleri ka filluar të sillet që sot si eurodeputet. Ka pasur një telefonatë me leje të SPAK nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Ka folur, e ka uruar për fitoren, e ka përshëndetur dhe kanë nisur të organizojnë punën për strategjitë politike për europarlamentarët. Nesër në orën 09:00 ka një mbledhje në platformën Zoom të të gjithë europarlamentarëve grekë fitues me kryeministrin. Është marrë leje e rregullt nga SPAK. Beleri tani është europarlamentar dhe nuk mund ta pengojnë me me vullnete rilindase”, tha Suli.

Lajmet Mitsotakis telefonon Belerin në burg >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>