Mitsotakis nesër viziton fshatrat në jug të Shqipërisë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nesër zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.
Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi se ka progres në çështjen e detit.