Miting madhështor në Gostivar/ Ziadin Sela përkrah Ali Ahmetit: Përmbushim amanetin e rilindasve

Mijëra qytetarë mbrëmjen e kaluar në Gostivar kanë mbështetur bashkangjitjen e Aleancës për Shqiptarët në koalicionin e madh “Fronti Europian”.

Kryetari, Ziadin Sela bashkë me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshjen për “Frontin e fitores kundër Rusisë, pro Europës”.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kryetari Sela tha se kjo marrëveshje është përmbushje e amanetit kombëtarë të brezave të tërë, nga Rilindja e Kongresi i Manastirit, për të trasuar rrugën e shqiptarëve drejt perëndimit, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjalimi i plotë i Kryetarit të ASH-së, Ziadin Sela:

“Të nderuar liderë të partive, ju që u bashkuat dhe u bashkuam në Frontin Evropian. Këto janë emocione të bukura. Kemi patur emocione të përgjegjësisë, të fitores dhe emocione për të arritur diçka edhe nga egoja. Por, emocioni i bashkimit për ti bërë bashkë shqiptarët në një udhëtim që është amanet gjyshërish, të gjeneratave që kanë vuajtur gjykime e maltretime, amanete rilindëse që na treguan se rruga jonë është Evropa dhe Perëndimi. Bashkimi është amanet edhe i Kongresit të Alfabetit, kur shqiptarët u bashkuan për një shqiptari drejt Evropës dhe SHBA-ve.

Prandaj sonte ne jemi këtu, për ta trasuar këtë rrugë, për ta bërë më të shpejtë, për ta bërë rrugë dykahëshe, për rrugën edhe të vëllezërve tanë mërgimtarë që të vijnë në strofujt e gjyshërve dhe stërgjyshërve. Prandaj unë shoh shumë fytyra këtu prezente të miqve, por edhe të kundërshtarëve.

Në disa raste, jemi bërë bashkë edhe në heshtje për të mirën e përgjithshme. Jemi bërë bashkë për shumë vendime për të mirën tonë dhe të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Çdo herë kemi ditur ta gjejmë gjuhën e përbashkët.

Partitë dhe organizimet politike nuk bëhen nga inati i dikujt, nuk bëhen sepse nuk e honeps dikë tjetër, por bëhen për dashurinë ndaj gjuhës, gjakut dhe kombit që ti e ke. Bëhet për gjeneratat e ardhme, për të ardhmen e fëmijëve tanë, nipave dhe stërnipave. Kjo është Fronti Europian.

Dhe shqiptarët do të dinë të gjejnë bashkimin dhe jo si në të kaluarën kur jemi bërë bashkë kur kemi qenë vetëm në rrezik. Kësaj here ka një dallim – jemi bashkë për rreziqet që na vijnë nga Lindja dhe bashkë me të gjitha komunitetet, do të jemi për zhvillimin evropian, ekonomik dhe të mirëbesimit.

Këtë do ta bëjmë me kandidatin për president, Bujar Osmani dhe do ta bëjmë në zgjedhjet parlamentare me Frontin Evropian, duke i dhënë një mesazh shumë të fortë atyre që duan nga organizime të mëdha politike ndërsa zgjedhin ta bëjnë me ‘partiçka të vogla’. Prandaj, të bashkuar për perspektivën e ardhshme, ne në Frontin Evropian na priftë e mbara në fitore”.

Në sallën e stërmbushur “Rinia” në Gostivar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e nisi aty ku, siç tha, e mbaroi Ziadin Sela i ASH-së.

Fronti Europian, tha Ahmeti, është misioni historik i koalicionit më të madh të shqiptarëve.

“Do të vazhdojë aty ku fillimin e pati Sela se shqiptarët në historinë e vet kanë bërë shumë përpjekje që nga periudha e Skënderbeut deri te Rilindja Kombëtare e deri te Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Prandaj këtu është edhe vendi që unë përpara të gjithë udhëheqësve politik të këtij vendi, ti përkujtojë njerëzit gjumëmëdhenj të këtij vendi, edhe pse me një fjalim nuk mund të përfshihen të tërë.

Përkujtoj Rafi Halilin e madh, i cili nuk u mposhtë për vite me radhë. Përkujtoj të pamposhturin Mehmet Gega që asnjëherë nuk e uli kurrizin para pushtuesve. Përkujtoj duke vazhduar me historinë më të re – me Arben Xhaferin, Imer Imerin, Abdyrrahman Alitin e Muharrem Nexhipin. Duke përkujtuar të gjithë gjeneratën që në vazhdimësi punoi pa u ndalë si në vend, ashtu edhe në mërgim – Fazli Veliun, Gëzim Ostrenin si drejtues i dy luftëtarëve, duke përfunduar me Nevzat Halilin, si udhëheqësi i një lëvizje të mbarë për shqiptarët e Maqedonisë”, tha Ahmeti, ndërsa i përshëndeti familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës, të pranishmit, si dhe liderët e partive politike që u bënë pjesë e Frontit Evropian.

“Kështu sjellim kujtime nga e kaluara, sepse më motivon pjesëmarrja e këtyre përfaqësuesve që sot jemi sup më supë bashkë për një proces të madh historik. S’ka si të mos e kujtoj takimin e parë me Arben Xhaferin, i cili atëkohë ndërmjetësonte. Kur hyra në takim, i thash: ‘konsidero se më ke një vëlla më të vogël’, ai mu përgjigj: ‘mos more burrë, mos mi luaj malet’. Unë kam qenë vëllai i vogël i Arbër Xhaferit, e sot unë jam vëllai juaj i madh. Kështu që, kështu të bashkuar, mos mendoni kurrën e kurrës se mua nuk do të më keni ballë në të gjitha përballjet, në të gjitha furtunat, sepse sot është momenti që të jemi bashkë, sepse rreziku nga Lindja po vjen. Po lëvizin trupa të tërë armatimesh deri në koka bërthamore. Ne na duhet uniteti për të qenë në ballë të të gjithë të tjerëve”, tha Ahmeti.

Me mandate të forta që të themi PO Evropës dhe JO Rusisë, vijoi më tej kreu i BDI-së, sepse rilindësit tanë kombëtarë kanë thënë “Dielli për Shqiptarët lind në Perëndim”, dhe kjo porosi e Naim Frashërit na bënë që e kaluara të hidhet pas krahëve.

“Sigurisht që kemi patur përballje politike, por asnjëherë nuk i kemi shndërruar ato në hasmëri. Ky bashkim sonte këtë e dëshmon, prandaj ju përfaqësues të të gjithë partive të Frontit, ju do të përballeni dhe do të jeni krenar se ne nuk turpërojmë, sepse misioni jonë është historik. Më 24 prill do të shënojmë fitoren më të madhe me Bujar Osmanin si presidenti, ndërsa më 8 maj fitoren historike me Frontin Evropian. Andaj, neve na duhet një fushatë e qetë, ne nuk dimë të bëjmë debat të pabazuar në shkencë. Ky Front, me bindje të madhe e them, është kapitali më i madh i shqiptarëve, sepse dimë të punojmë dhe realizojmë. Prandaj, do të kërkojmë mbështetjen e çdo shqiptari, turku, romi dhe çdo boshnjaku. Sepse, edhe romët do ta ndjejnë se si qeveriset si rom, boshnjaku si boshnjak e kështu të gjithë”, tha Ahmeti. 

Lajmet Miting madhështor në Gostivar/ Ziadin Sela përkrah Ali Ahmetit: Përmbushim amanetin e rilindasve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>