Misioni Amerikan në OSBE me deklaratë për 25 vjetorin e sulmeve ndaj caqeve serbe

Misioni Amerikan në OSBE ka lëshuar deklaratë për 25 vjetorin e sulmeve ndaj cëqeve serbe.

Në deklaratë thuhet ishin shteruar rrugët diplomatike ndaj asaj që po ndodhte, spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

Në këtë deklaratë përmendet të vrarët, të pagjeturit e të dëbuarit nga regjimi që aso kohe drejtonte Jugosllavinë.

“25 vjet më parë, pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike, NATO nisi Operacionin Forcat Aleate. Ky operacion kishte një qëllim: t’i jepte fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Ky përdorim i forcës u bë i nevojshëm në dritën e krizës së rëndë humanitare, rritjes së numrit të refugjatëve dhe kërcënimit për paqen ndërkombëtare të paraqitur nga regjimi etnonacionalist i Millosheviçit. Një çerek shekulli më vonë, ne u bëjmë thirrje të gjithëve në rajon që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, të begatë, multietnike dhe të sigurt për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Lajmet Misioni Amerikan në OSBE me deklaratë për 25 vjetorin e sulmeve ndaj caqeve serbe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>