“Mirëmëgjesi Rita”, prezantuesi i emisionit befason Rita Orën
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në Capital FM të Skocisë ka mbetur e befasuar pasi që një nga prezantuesit, i quajtur Fat (emri i plotë i së cilit është Fat Brestovci) ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova.
Ai kishte një mënyrë të veçantë për t’i uruar mirëseardhjen me një përshëndetje në gjuhën shqipe.
“Mirëngjesi Rita, mirëse erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, pa humbur asnjë moment, iu përgjigj me po aq ngrohtësi në shqip me një “Mirëmëngjesi” të sajën.
E entuziazmuar nga kjo përvojë, Rita nuk ngurroi të shprehë çudinë dhe gëzimin e saj.
“Është vërtet një çmenduri, më treguan para se të vija. Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, tha këngëtarja në intervistën e saj.
Rita Ora ishte e ftuar në këtë radistacion për të promovuar këngën e saj të fundit, “Ask And You Shall Receive”, e cila së fundmi ka gjetur jehonë të gjerë në botën e muzikës.