Miqësorja/ Kosova sfidon Norvegjinë e Halaand
Kosova do të zbresë në fushë pasditen e sotme, në Oslo të Norvegjisë, ku do të zhvillojë takimin miqësor me kombëtaren norvegjeze, në orën 19:00, sfidë kjo që do të zhvillohet në “Ullevaal Stadion”.
“Dardanët” do të luajnë një tjetër ndeshje miqësore pas atyre të muajit mars dhe ku Franco Foda do të ketë mundësitë të provojë lojtarët.
Në fakt sfida e sotme me Norvegjinë do të jetë edhe e fundit për Përfaqësuesen e Kosovës para sfidave të Nations League që do të zhvillohen në muajin shtator.
Ndërkohë në fushë do të zbresin edhe kundërshtarët e Shqipërisë. Spanja do të duelojë me Andorran, takim që do të startojë në orën 21:30 dhe do të zhvillohet në “Estadio Nuevo Vivero” në Badajoz.
Gjithashtu miqësore do të luajnë edhe Franca ndaj Luksemburgut dhe Belgjika ndaj Malit të Zi.
Lajmet Miqësorja/ Kosova sfidon Norvegjinë e Halaand >> Rahoveci INFO.