Ministrja e Shëndetësisë viziton foshnjen e që u braktis në bodrumin e pallatit: Gjendja paraqitet e rëndë

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka shkuar në Maternitetin “Koço Gliozheni”, për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të foshnjes që u gjet sot e braktisur në një bodrum pallati në zonën e Yzberishtit.

Ministrja u informua nga mjekët e spitalit lidhur me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Ekipi i maternitetit po bën përpjekjet maksimale, por sipas tyre gjendja e vogëlushit ende paraqitet e rëndë.

Foshnja i përket gjinisë mashkull dhe u dërgua në spital në gjendje të mjaft të rënduar dhe të dëmtuar.

Pasi u reanimua intesivisht dhe u intubua dhe me masazh kardiak, shfaqi shenja jete, por reagime të dobëta.

Megjithatë, mbetet në gjendje tepër të rëndë, i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Lajmet Ministrja e Shëndetësisë viziton foshnjen e që u braktis në bodrumin e pallatit: Gjendja paraqitet e rëndë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>