Ministrja e Arsimit në RMV: UÇK-ja për Maqedoninë nuk vlen asgjë!

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, thotë se kanë marrë raporte me fotografi dhe dëshmi se nxënësit kanë mbajtur simbole të UÇK-së në manifestimet për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Shqiptar, përcjell TV21.

Janevska tha se raste të këtilla janë evidentuar në një shkollë ​​në Çellopek, një në Çair, dy në Tetovë dhe një në Strugë.

Shton se Inspektoratit Shtetëror i Arsimit do të zbardh të gjitha rastet.

“UÇK, ushtria dhe emblemat e UÇK-së për këtë shtet nuk vlejnë asgjë. Në këtë shtet, lufta, konflikti, kush si të dojë le ta quajë, shkaktoi viktima tek të gjitha palët e përfshira. Të gjitha nënat njëjtë qajnë, të gjitha nënat njëjtë ndjejnë keqardhje”, shtoi Janecska.

E pyetur për reagimin nga BDI, të cilët thanë se rast të njëjtë ka pasur në komunën e Aerodromit, ku nxënësit janë veshur si komitë, Janevska tha se komitët janë pjesë e historisë së shtetit dhe shtoi se edukatorja e atyre fëmijëve është përjashtuar nga puna dhe është në gjyq.

“Komitët janë pjesë e historisë së shtetit të Maqedonisë. Komitët i mësojnë në programet mësimore. Komitë kanë qenë edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit dhe etni të tjera”, shtoi Janevska. /tv21.tv


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker