Ministri teknik i VMRO-DPMNE arreston gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Gazetari dhe themeluesi i “PortaliX”, Furkan Saliu është arrestuar sot nga njësia speciale e policisë në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Konjare, pas ndeshjes së futbollit Konjare-FK Kumanova në Ligën e Tretë të futbollit maqedonas.

Ende nuk bëhen të qarta arsyet e arrestimit të tij.

Mësohet se gazetari Saliu është arrestuar me urdhër të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili vjen nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

“PortaliX” që drejton gazetari Saliu konsideron se “veprimi i sotëm i njësisë speciale ndaj gazetarit Saliu është tërësisht i dirigjuar dhe “tentim qyqar” për të ushtruar presion ndaj gazetarisë së lirë të cilën e praktikon PortaliX”.

Gazetari Saliu prej katër ditësh kishte paralajmëruar arrestimin dhe kërcënimet nga VMRO-DPMNE pas disa denoncimeve të tij.

Ai shkroi se makineria propaganduese parazgjedhore e Gruevskit tani kishte kaluar në duart e Mickovskit, duke pretenduar që kishte në duar planin operativ zgjedhor të VMRO-DPMNE dhe ku flitej për propaganda, lajmet e rrejshme, keqpërdorimi i të dhënave personale, e tjerë.

“Pas kërcënimeve me burg përmes boteve në rrjetet sociale dhe portalet e tyre, sot kemi marrë një paralajmërim para procesit gjyqësor me email. Unë respektoj të drejtën e tyre. Por kjo këshillë më duket më shumë si një njoftim partie që e këshillon atë. Gjithses nuk kam ndërmend ta tërheq materialin. Unë i qëndroj gjithçkaje që kam thënë dhe i besoj burimit tim. Po ashtu gjithçka që shkruhet në atë dokument vërtetohet nga procesverbali i seancës së tridhjetë të Këshillit egzekutiv të partisë dhe vërtetohet në praktikë edhe nga propaganda që shtyn servisi publik”, kishte shkruar katër ditë para arrestimit gazetari Furkan Saliu duke publikuar edhe emailin nga kjo parti.

Nga partia e Mickovskit kishin akuzuar Saliun se bashkëvepron me krerët e LSDM, duke falsifikuar nënshkrime të zyrtarëve të VMRO-DPMNE, respektivisht anëtarëve të komitetit ekzekutiv të kësaj partie.

Nga partia e Mickovskit pretendojnë që dokumentet e paraqitura në opinion me nënshkrimet e tyre, ishin të falsifikuara.

Ndërsa nga ana tjetër, ministri i VMRO-së në qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut, kërkon ta lidhë arrestimin e gazetarit me motive banale kinse ka sulmuar policinë gjatë ndeshjes së futbollit. Gjithashtu, në reagimin për media ai shprehet se në makinën e gazetarit Saliu është gjetur një armë zjarri.

“Lidhur me arrestimin e personit F.S. nga Shkupi, informoj opinionin se i njëjti është rezultat i sulmit ndaj policëve, pjesëtarëve të Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë, të cilët ishin angazhuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në një ndeshje futbolli që u vlerësua si një ndeshje e rrezikshme për sigurinë dhe të cilët në momentin e sulmit nga personi i përmendur ka ndërhyrë sepse ka pasur tentativë që publiku vendas të përleshet me lojtarët mysafirë. Pas arrestimit të personit F.S. Një makinë në pronësi të tij është kontrolluar dhe në të është gjetur një armë. Ai u ndalua nga efektivët e policisë në komisariat, ku do të bëhet intervistimi dhe do të ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Dua të theksoj se i kuptoj shqetësimet e Shoqatës së Gazetarëve dhe Sindikatës së Gazetarëve, por Ministria e Punëve të Brendshme duhet të trajtojë në mënyrë të barabartë këdo që sulmon një punonjës policie, sipas procedurave të përcaktuara ligjore. Si ministër deri më tani kam treguar se qëndroj për transparencë dhe llogaridhënie për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kështu do të mbetet, por ligjet në vend duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj. Në këtë kontekst, u bëj thirrje partive politike, shoqatave, sindikatave dhe të gjithë faktorëve të tjerë relevant që të përmbahen nga deklaratat dhe njoftimet që bëjnë presion mbi policinë dhe t’i lënë punonjësit e policisë të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa politikë dhe vetëm në përputhje me Ligji. Publiku do të njoftohet plotësisht për të gjitha detajet lidhur me këtë rast sapo të përfundojë hetimi”.

Duket se skenari ka qenë i parapërgatitur dhe i mirëorganizuar për ta arrestuar me patjetër gazetarin që denoncoi fushatën dezinformuese të VMRO-DPMNE në prag të zgjedhjeve presidenciale në 24 prill (raundi i parë) dhe atyre parlamentare të 8 majit.

Lexo edhe:

BDI dhe ASH: Të lirohet menjëherë gazetari Furkan Saliu

Lajmet Ministri teknik i VMRO-DPMNE arreston gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>